Ka ende vende të lira në skuadrat e trajnerëve dhe sonte priten që atyre t’u bashkohen edhe të tjerë talente të vegjël.
Mbrëmja e tretë e Audicioneve të Fshehura sapo ka nisur dhe Miriam Cani, Arilena Ara, Renis e Aleksandër Gjoka janë ulur në karriget e tyre ndërkohë që konkurrentja e parë sapo ka përfunduar performancën e saj.
Spektakli i sotëm u hap nga konkurrentja Iris e cila jo vetëm dha një performancë energjike por gjithashtu na emocionoi të gjithëve kur në skenë thërriti gjyshërit e saj të cilët e mbuluan me puthje dhe përqafime.
Për Irisin u kthyen të gjithë trajnerët dhe ajo me mbështetjen e gjyshërve të saj zgjodhi të shkojë tek skuadra e Arilenës.
Të tjerë artistë të vegjël priten të ngjiten në skenën e Audicioneve të Fshehura. A jeni kuriozë të dini si do të vazhdojë mbrëmja, për cilin do të shtypen butonat dhe për kë do të luftojnë më shumë trajnerët?!
Qëndroni në ekranin e Top Channel për të mos humbur asnjë moment nga “The Voice Kids”, surprizat vazhdojnë!
Top Channel