Voilà, i cili transmetohet çdo të premte në kanalin e Top Channel në Youtube ka intervistuar në episodin e dytë Eneda Tarifën.

E pyetur në lidhje me Top Talent 2, ku ajo do të jetë në rolin e prezantueses, Eneda është përgjigjur se e ka pranuar direkt propozimin nga drejtuesit e televizionin Top Channel. Ajo është shumë entuziaste,  pasi  ky është një format televiziv që i përshtatet  shumë dhe e gjen veten shumë mirë.

Karriera zë një vend të rëndësishëm në jetën dhe përditshmërinë e saj. E pyetur nga çfarë do të hiqte dorë më vështirësi? Ajo është përgjigjur: Nga karriera sigurisht. Angazhimet me muzikën live i marrin disa orë gjatë mbrëmjeve, aq sa Eneda ka gjetur dhe një nofkë për veten si  “E pagjuma e Tiranës”.

Pyetjes a është e lumtur Eneda?  Këngëtarja është përgjigjur e bindur: Jam e lumtur!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA