Për herë të parë në ‘The Voice Kids’ dy motra simpatike kanë arritur të kalojnë fazën e Audicioneve të Fshehura.

Bëhet fjalë për Feride dhe Enkela të cilat edhe pse ishin shumë të emocionuara arritën t’ja dalin duke u kualifikuar për në fazën pasardhëse, Betejat.

Gjatë intervistës së tyre, ishte Feride e cila shpresonte që nëse ato të kalonin, të mos ishin në të njejtën skuadër pasi do ta kishin shumë të vështirë nëse do të përballeshin me njëra-tjerën…dhe pikërisht kështu ndodhi!

E para e cila u ngjit në skenë ishte më e madhja, Feride e cila këndoi këngën e Elvana Gjatës “Dhe Zemra Ndal” duke kthyer karrigen Gjokave për tu bërë automatikisht pjesë e skuadrës së tyre.

Më pas plot emocion performoi e vogla Enkela e cila gjithashtu si motra e saj preferoi të sillte në Audicionet e Fshehura një tjetër këngë të Elvanës, “Me Fal”. Ajo arriti të fitoi zemrën e Miriamit me zërin dhe ëmbëlsinë e saj.

Ëndrra më e madhe e dy motrave sapo u bë realitet duke u bërë të dyja pjesë e aventurës së “The Voice Kids”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA