Anulohet tenderi për unazën e re. Skualifikohen të gjitha kompanitë e futura në garë

31/01/2019 12:10

Pas anulimit të tenderit të parë për shkak të skandalit me kompaninë fantazmë “DH Albania”, dështon ritenderimi për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi Shqiponja.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka skualifikuar të gjitha kompanitë. Drejtorja e re, Sonila Qato tha se dokumentet nuk kanë qenë sipas kritereve.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, u ka komunikuar kompanive në rruge elektronike, vendimin per skualifikimin e ofertave te paraqitura, per mospërputhje me kriteret e përcaktuara në dokumentet e garës”, u shpreh Sonila Qato, drejtore e Përgjithshme e ARRSH.

Se cilët janë këto kritere nuk bëhen të ditura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, por që në shpalljen e garës kompanitë pjesëmarrëse në tender qenë ankuar mbi kriteret e vendosura nga ARRSH.

Sipas tyre, një pjesë e kritereve si detyrimi për të patur një vinç me kapacitet 450 tonë apo licencat për punime telekomunikacioni janë përjashtuese, dhe mund të çojnë në skualifikimin e padrejtë të kompanive që kanë dhënë ofertat më të ulëta.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga ARRSH. Per t’u nënvizuar është se ne tenderin e dytë ofertat ranë ndjeshëm krahasuar me tenderin e parë, i cili u anulua. Kompania “DH Albania” që pati fituar garën e parë me dokumente të falsifikuara u shpall fituese me një ofertë prek rreth 18 milionë euro, kurse në tenderin e dytë oferta në mirë ishte rreth 3,8 milionë euro më e ulët.

Por tashmë kjo nuk ka vlerë sepse të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në garë janë skualifikuar. Ripërsërtitja për herë te tretë e tenderit do të behet pasi të ndiqen afatet procedurale dhe të administrohen ankesat e mundshme të kompanive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA