Një vrasje me armë zjarri është regjistruar këtë të mërkurë, rreth orës 14:35 në zonën e Selitës, në kryeqytet. Viktima i moshës 50 vjeç mbeti i plagosur në vendngjarje dhe ndërroi jetë më vonë në spital.
Mësohet se ai ka qenë ish-punonjës i policisë, është identifikuar Arben Bilali, i cili është qëlluar brenda automjetit “Hyundai”. Ai ka qenë i ulur në sendiljen e pasme, ndërsa atentatorët lëviznin me një automjet “Benz”, me ngjyrë blu të errët dhe me targa false. Këto të dhëna janë përfituar nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë, ku dallohet se vrasësi ishte ulur në sediljen e pasme të makinës “Benz” dhe nuk ka dalë prej saj. Viktima është bashkëshorti i një oficereje policie, në Tiranë.
Krimi ka ndodhur pranë vendit ku u vra edhe i vëllai i viktimës, rreth 9 vite më parë.
Policia ka bllokuar të gjitha rrugët kryesore, me shpresën se do të mund të kapë vrasësit.
Historiku i vrasjeve në familjen e ish-policit Bilali
Arben Bilali u qëllua me kallashnikov, e ndaj tij u derdhën 14 plumba. 50-vjeçari po dilte nga makina për të shkuar në një kafene, kur nga një makinë tjetër është qëlluar ndaj tij me armë zjarri.
Prokuroria ka disa pista, jo vetëm atë të hakmarrjes me një fis të njohur, të përfshirë në një zinxhir vrasjesh në Tiranë. Përveç kësaj piste, ka edhe dyshime për implikimin e të ndjerit në një ngjarje tjetër.
Si i shpëtoi vdekjes ish-polici në vitin 2010
Dëshmitarët okularë i thanë policisë se automjeti nga u qëllua 50-vjeçari, i cili më herët ka shërbyer si efektiv i policisë në sektorin e Rendit.
Më herët është vrarë edhe vëllai i Arben Bilalit, ngjarje për të cilën Policia e Tiranës deklaroi asokohe se kishte identifikuar autorët. Por, edhe ky krim vazhdon të jetë i pazbardhur.
Hetimet po zhvillohen nga prokurori i Tiranës, Bajram Breçani, i cili bashkë me specialistë të departamentit të vrasjeve gjenden në vendngjarje.
Top Channel