Modelja simpatike Alesia Bami ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” në Top Channel, ku foli mbi jetën personale dhe u bë pjesë e lojërave të përgatitura në studio.

Bukuroshja 19-vjeçare tregoi më shumë për angazhimet profesionale, pasionet e shumta si edhe për marrëdhëniet familjare, duke theksuar se gjithnjë ka patur mbështetjen dhe mirëkuptimin e prindërve.

Në bisedë e sipër Alesia nuk ngurroi të pranonte se shpesh njerëzit e quajnë mendjemadhe dhe i thonë se duhet të buzëqeshë më shumë, por tashmë është mësuar me të tilla kritika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA