Ish-konkurrentja e “Big Brother 9”, Gerta Shino, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të na informuar me të rejat nga jeta e saj personale dhe jo vetëm.

Gerta tregoi se periudha pas daljes nga shtëpia e Big Brother ishte e vështirë për të, por në të njëjëtn kohë e lidhi më shumë me Florentin, të dashurin e saj aktual.

Ajo ndau në studio historinë e njohjes dhe ecurinë e lidhjes së tyre, pa lënë pa pëmendur edhe bashkëjetesën në Norvegji, aty ku janë shpërngulur prej disa kohësh.

Në fakt ishte videomesazhi surprizë i Florentit, që zbuloi edhe planin e tyre të afërt për martesë. Më pas Gerta shpjegoi se ky ishte një vendim i marrë më herët me dijeninë e plotë të familjarëve, duke pranuar se gjatë muajit shkurt do të bëjnë celebrimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA