Qershorin e vitit të kaluar, dyshja e njohur, Blunt dhe Real u shndërruan në qendrën e vëmendjes për shkak të bujës që bëri në rrjetet sociale me frazën e njohur “shaolin sku sku”. Si pasojë dy reperat e njohur vendosën të ndryshonin emrin e tyre, duke u vetëquajtur Shaolin Gang.

Që prej asaj kohe Shaolin Gang ka qenë tepër aktiv në tregun muzikor shqiptar, duke prodhuar projekte muzikore të njëpasnjëshme. Të shumëkometuar në rrjetet sociale si për muzikën ashtu edhe për videoklipet tyre, dyshja e njohur ka vazhduar edhe këtë vit të nxjerrë projekte të reja.

Pa kaluar tre javë nga projekti i ri muzikor, dyshja ka publikuar këngën më të re, të titulluar “Kesulkuqja”, e cila është futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u renditur në vendin e 47-të.

Po çfarë po ndodh me Shaolin Gang dhe muzikën e tyre?

Ndërkohë që kanë qënë tepër aktiv, duke publikuar shumë muzikë të re, këngët e tyre, zgjasin shumë pak në klasifikim. Shumë fansa akuzojnë dyshen se po kopjojnë muzikën dhe se nuk kanë ruajtur origjinalitetin e tyre ndërsa shumë të tjera kritikojnë klipet e tyre, ku shfaqen shumë femra të zhveshura, drogë dhe armë.

Nuk dijmë nëse është kjo arsyeja që muzika e tyre është në qendër të vëmendjes shumë pak kohë por një gjë është e sigurtë, dyshja do vijojë të kënaqë fansat me muzikë të re, duke iu qëndruar atyre sa më pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA