I ndërtuar në vitin 1935, teatri “Skampa” i Elbasanit sot paraqitet në gjendje krejtësisht të amortizuar.
Gjendja fizike e godinës është e rrënuar dhe është e paimagjinueshme që në këto kushte artistët të zhvillojnë aktivitetin normal të tyre. Por, po ashtu edhe artdashësit e kanë të vështirë të ndjekin shfaqjet në mes të të ftohtit dhe lagështirës. Rikonstruksioni i godinës shihet si emergjencë.
Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi projektin për rikonstruksionin e teatrit, i cili është parashikuar në tre faza: rikonstruksion të ambienteve, sistemi i ngrohjes dhe fasada. Për drejtorin e teatrit, ndërhyrja duhet bërë sa më parë të jetë e mundur.
Teatri Skampa ka nevojë për vendosjen e izolimit akustik në sallën e orkestrës dhe baletit pasi pengon kryerjen e aktiviteteve të artistëve.
Top Channel