“Ndryshimet e bëra nga kryeministri Rama në qeveri, vijnë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme”, ky është konkluzioni i Artur Zhejit i ftuar këtë të enjte në Top Talk.

Sipas Zhejit, Rama bëri një “make up” të thellë të qeverisë, duke krijuar idenë e një katarsisi, pasi në një sondazh që kryeministri ka në dorë konsensusi i popullit për qeverinë e tij ka rënë në 28%.

“Rama bëri një “make up” të thellë të qeverisë, por, megjith; paragjykimin fillestar për këto ndërrime ministrash, por ndryshimi i Ministrisë së Energjetikës kanë ndodhur shumë gjëra në këto 3 ditë. Po shkohet drejt goditjes së plotë të trashëgimisë së përfolur të Damian Gjiknurit. Ky është një shembull që tregon se Rama po mundohet të sjellë imazhin e një katarsisi. Kjo qeveri është goditur për rrugët e florinjta. Ministrja Balluku ka ndërmarrë të zhbëjë çdo gjë që ka lënë Gjiknuri në funksion elektoral. Niveli i konsensusit të qytetarëve, në një sondazh të brendshëm që ka Rama, ka rënë në 28%. Më tepër është rritur zona gri, se sa opozita”, u shpreh Zheji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA