Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara Për të diskutuar rreth situatës më të fundit në arenën politike, për ndryshimet e shumta të kabinetit Rama, apo edhe për nisjen e protestave të paralajmëruar nga opozita, në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar analisti Artur Zheji.
Teksa duhen më tepër se 2 vite nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Artur Zheji shprehet se duke analizuar situatën aktuale politike, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakoshme.
Sipas tij, edhe ndryshimet e bëra nga Rama në qeveri janë në këtë kuadër, për të krijuar idenë e një katarsi, e duke zhbërë vendime të ministrit Gjiknuri, apo edhe të ministrave të tjerë të larguar, të cilat siç shprehet Zheji kanë goditur fort mbështetjen e qytetarëve ndaj PS.
“Kjo qeveri është goditur për rrugët e florinjta. Ministrja Balluku ka ndërmarrë të zhbëjë çdo gjë që ka lënë Gjiknuri në funksion elektoral. Niveli i konsensusit të qytetarëve, në një sondazh të brendshëm që ka Rama, ka rënë në 28%. Më tepër është rritur zona gri, se sa opozita”, u shpreh Zheji.
Top Channel