Për të diskutuar rreth procesit të vettingut e ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e cila ka parashtruar gjatë emisionit një sërë problematikash që vështirësojnë përmbylljen e reformës në drejtësi.
Por kur është pyetur nëse mendon që procesi i vettingut deri tani ka qenë i vërtetë, ajo ka hezituar të përgjigjet.
“Nëse unë do të jepja një konsideratë në lidhje me këtë çështje besoj se do dilja jashtë funksioneve të mia si Avokate e Popullit”, u shpreh Erinda Ballanca, duke lënë të nënkuptohet se ajo ka pikëpyetjet e saj rreth kësaj çështjeje.
Një tjetër problematikë e ngritur është se pas përfundimit të procesit të vettingut, a i ka Shqipëria resurset e duhura për të zëvendësuar gjyqtarët dhe prokurorët e larguar?
Avokatja e Popullit mendon se jo.
“Nuk i kemi, e nuk mund t’i kemi për 10 vitet e ardhshme. Që të bëhesh gjyqtar nuk do të thotë që të mbarosh shkollën e magjistraturës. Duhet një numër i madh vitesh për të bërë një eksperiencë të caktuar. Mendoj se edhe sikur prurjet të jenë perfekte momenti që ata të vihen në detyrë do të duhet të paktën edhe 5 vite të tjera që ata kenë koshiencën e tyre si profesionistë për të realizuar detyrën”
Top Channel