Dorëheqja e Salianjit, mesazh për Bashën?! Fitim Zekthi në Top Talk: Edhe Basha të dorëhiqet, nëse…

22/01/2019 16:31

Në fundjavë PD zhvilloi zgjedhjet për organet e reja drejtuese të dhe përfundimet sigurisht në një garë ka të fituar e të humbur, të kënaqur dhe të pakënaqur. Një prej personave të pakënaqur nga rezultati ka qenë edhe Ervin Salianji, i cili ka dhënë dorëheqje nga funksionet e tij brenda PD, pasi për 1 votë humbi mundësinë për të qenë anëtar i kryesisë.

Deklarata e tij ku lajmëronte dorëheqjen se politika dhe PD ka nevojë për vendosjen e një standardi përgjegjësie,e se dorëheqja duhet të kthehet në standard, u lexua nga shumë kush si një mesazh ndaj kryetarit Basha, nëse ai humbet zgjedhjet.

Në studion e “Top Talk”, i ftuar ka qenë analisti dhe opinionisti Fitim Zekthi, i cili po ashtu si Salianji humbi në zgjedhjet e brendshme të PD.

Për Fitim Zekthin dorëheqja e Salianjit është një akt force, e si e tillë duhet vlerësuar, por ai beson se nuk ka pasur si qëllim që këtë standard ta lexojë kryetari i PD, Lulzim Basha.

“E kam thënë që në 1997-n, nëse do të mbahen zgjedhje të lira e ndershme, Berisha do të japë dorëheqjen. Edhe Basha nëse në Shqipëri do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme e ai do të humbë do të japë dorëheqjen. Të mbash përgjegjësi nuk është akt dobësie, por akt force”, u shpreh Zekthi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA