Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte Bakija, e cila solli historinë e jetës së nënës së saj, Nailes. Bakija rrëfeu historinë e dhimbshme dhe kalvarin e vuajtjeve që kishte përjetuar Nailja. Ajo që 9-muajshe kishte mbetur jetime dhe në moshën 21 vjeçare ishte martuar me Seferin. Ata kishin sjellë në jetë 4 fëmijë.
Seferi pa i dhënë asnjë shpjegim e kishte braktisur Nailen dhe fëmijët. Ai kishte marrë gjakun e vëllait dhe për këtë arsye sistemi i asaj kohe e kishte dënuar me vdekje, ndërsa familjen e tij e kishte internuar.
Bakija kishte ardhur në programin “Dua të të bëj të lumtur” që ta falënderonte Nailen për mbështetjen që i kishte dhënë në periudhën më të vështirë të jetës.
Për t’i kthyer asaj buzëqeshjen moderatorja, Arbana Osmani kishte ftuar aktorin e dashur të humorit dhe të preferuarin e Nailes, Agron Llakaj, i cili në studio erdhi nën petkun e personazhit të Anesë.
Agron Llakaj ndau me publikun historinë e familjes së tij dhe iu drejtua Nailes me këto fjalë: “Nuk besoj se ka fjalë më të madhe se fjala nënë. Të qash nga lumturia është bukuri e madhe dhe këtu kanë meritë kanë fëmijët e tu që të kanë dhuruar lumturi dhe dashuri. Më lejo që për shumë e shumë nëna si ty që shkrijnë jetën për fëmijët të të puth duart!
Top Channel