10 vite pa u takuar me të bijën/ Nëna e fton në programin “Dua të të bëj të lumtur”, vajza nuk i vjen në studio

19/01/2019 22:05

Historia e dytë që u trajtua natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e nënë Sanos e cila kishte 10 vite pa u takuar me vajzën e saj.

Nënë Sano në moshën 14 vjeçare ishte njohur me bashkëshortin e saj, Halitin dhe kishin rënë në dashuri me shikim të parë. Familja e nënë Sanos nuk e kishte pranuar këtë martesë dhe për këtë arsye Haliti e kishte rrëmbyer, ndërsa nga martesa kishin ardhur në jetë 4 fëmijë.

Pas disa vitesh nënë Sano zbuloi që bashkëshorti i saj, Haliti kishte dy fëmijë me një grua tjetër. Në këtë moment midis tyre kishin lindur shumë konflikte dhe si përfundim Haliti me Sanon ishin ndarë.

Gjendja e rënduar ekonomike e kishte detyruar nënë Sanon që të martohej përsëri, por ky vendim nuk ishte pranuar nga fëmijët e saj. Sano i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’u bashkuar sërish me vajzën e saj dhe për t’i kërkuar falje për vendimet e marra.

Vajza e saj, Mira nuk e kishte pranuar ftesën, por moderatorja Arbana Osmani, për të mos e lënë të vetme, kishte ftuar shoqen e saj, Lumturijen. Kjo e fundit rrëfeu shoqërinë 40 vjeçare që kishte me Sanon dhe shprehu se ajo nuk kishte pse të shkonte në shtëpinë e të moshuarve kur kishte katër fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA