Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Tezga me libra të përdorur të të gjitha llojeve mbushin një rrugicë të Kajros; me gati 130 shitës që ofrojnë libra me çmim të lirë, tregu Azbakeya është më i vjetri i këtij lloji në Egjipt, por e ardhmja e tij është e pasigurte.
Pjesëmarrja në Panairin e 50-të të librit ne kryeqytetin egjiptian, që duhet të çelet në 23 janar, shitësve në këtë treg u është ndaluar për arsye që nuk janë bërë të ditura.
“Botuesit ndihen të kërcenuar prej nesh, sepse ne shesim libra të lirë, ndërsa ata duan ta rrisin çmimin e vet ose ta mbajnë në një nivel të caktuar. Unë nuk po bej asgjë të gabuar, e megjithatë refuzohem. Historia e tregut të librit Azbakeya daton që në 1907-tën, në kohen e Abazit të Dyte të Egjiptit, që do të thotë përpara se këto shtëpi botuese ta shihnin dritën e diellit. Ata duhet ta kuptojnë se ky treg është një vend historik, dhe nuk ka të dytë si ai në rajonin e Lindjes së Mesme”, u shpreh Harby Hassan, shites librash
Por konkurenca nuk është problem I vetëm me te cilin perballet ky treg I vjeter.
Soor el-Azbakeya e pati shkëlqimin e tij nga fundi I shekullit te 19-te, kur u shndërrua ne vendin e perhershëm te takimit per intelektualet egjiptiane dhe te huajt qe jetonin në Kajro. Në të mund te gjenden edhe libra te vjeter e te rralle te clet sigurisht kushtojne ca me shume.
Por sot ky treg rrezikohet seriozisht nga rënia e vazhdueshme e shitjeve, qe ka detyruar disa prej shitësve të tij te heqin dore nga zanat e te kërkojne një punë tjetër.
Top Channel