Pas një grupi eurodeputetësh, edhe politikanë, biznesmenë dhe sportistë të njohur gjermanë i kërkojnë Britanisë të mos largohet nga Bashkimi Europian. Po përmes një letre të hapur, figura me emër në Gjermani këmbëngulin se për miqtë britanike, dera e BE-së do të mbetet gjithmonë e hapur.

Anglia është pjesë e asaj që na bën ne europianë, thuhet në letrën e firmosur nga 31 persona, përfshire lideren e Unionit Kristian Social dhe me shumë gjasë, edhe pasuesen në qeveri të Angela Merkelit, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe ish-portierin e Arsenalit, Jens Lehmann.

Ndër firmëtarët e tjerë janë udhëheqësit socialdemokrate e ata të partisë gjelbërt, si dhe krerët e katër shoqërive të mëdha industriale, ndër të cilët Daimler dhe Airbus.

Do të na mungojë shumë humori i hollë britanik, do të na mungoje çaji më qumësht dhe timoni në krahun e majtë, vazhdon mesazhi i shkurtër, por plot emocion.

Fokusi megjithatë ishte roli i Mbretërisë së Bashkuar në Europën e pas luftës; “Pa kombin tuaj madhështor, -thuhet aty, – kontinenti nuk do të ishte ky që është sot”.

Thirrja vjen në kohen kur po bëhen parashikime për pasoja katastrofike nëse nuk arrihet marrëveshja e brexit-it e kur po sinjalizohet mundësia e qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA