Sakandar Khan, i lindur në Afganistan, 30 vjeç, ishte ndër nëntë qytetarët e parë danezë të cilët u shtrënguan duart me ministren e emigracionit të Danimarkës, sipas një ligji të ri që bën një shtrëngim duarsh, hapin përfundimtar në procesin e natyralizimit.

“Kjo është një gjë e madhe për mua. Unë jam i tronditur, “thoshte duke buzëqeshur ish predikuesi i myslimanizmit, tashmë me këmishë dhe kravatë.

Për Khanin, i cili u largua nga Afganistani me familjen e tij në vitin 2001, shtrëngimi i dorës së ministres, i cili ndodhi të jetë femër, nuk ishte problem.

Por ligji është kritikuar për shkelje të lirisë së fesë, pasi disa myslimanë dhe judenj shmangin prekjen e anëtarëve pa lidhje familjare, të seksit të kundërt.
Qeveria thotë se shtrëngimi i duarve është një pjesë e rëndësishme e kulturës dhe vlerave daneze dhe askush që refuzon, nuk mund të jetë danez.

“Nëse nuk i shtrëngoni duart, nuk e kuptoni se çfarë do të thotë të jesh danez, sepse në Danimarkë kemi barazi dhe kjo është diçka që gjeneratat para nesh kanë luftuar për ta arritur”, tha ministrja e Imigracionit Inger Stojberg, e cila udhëhoqi ceremoninë e parë.

Ceremonia e shtrëngimit do të kryhet nga kryetarët dhe nënkryetarët e komunave ku jetojnë emigrantët, ndonëse jo të gjithë janë të kënaqur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA