Akuza të reja ndaj Trump: Ka udhëzuar avokatin e tij që të gënjejë Kongresin

18/01/2019 22:52

Demokratet në Shtetet e Bashkuara do të nisin një verifikim për akuzat se Donald Trump ka udhëzuar ish-avokatin e tij personal të gënjente në kongres.

Një raport i “Buzzfeed News” tregon se presidenti republikan i ka kërkuar Michael Cohenit të gënjejë për planet e tij të ngritjes se një kullë Trump në Moskë.

Juristi është dënuar aktualisht me heqje lirie për gënjeshtra në Kongres e për shkelje të tjera.

Trumpi reagoi përmes twitter-it duke rrezuar të gjithë pretendimet e Cohenit në drejtim te tij.

Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, ish-avokati i vet është duke gënjyer për projektin e Moskës me shpresën se kështu mund të përfitoje ulje të dënimit.

Kreu i ri i komitetit të inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff është shprehur se kjo çështje do të hetohet, pasi është mjaft serioze për t’u anashkaluar.

“Do të bëjmë gjithë çfarë është e nevojshme për të zbuluar nëse është e vërtetë”, u shpreh ai. Buzzfeed thotë se raporti i tij bazohet në dëshmitë e dy oficerëve të zbatimit të ligjit, të përfshirë në hetim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA