Danimarka e ka gjetur rrugën e saj për të rritur breza që kanë si bazë ndjeshmërinë ndaj tjetrit, duke luftuar në këtë mënyrë edhe bullizmin. Ajo ka futur si lëndë shkollore, përqafimin.
Por në Shqipëri ndodh krejt e kundërta. Edhe pse thuhet që kanë ndryshuar modelet e mësimdhënies, nxënësit janë më interaktivë në klasë mes njëri-tjetrit, apo janë shtuar orët e edukatës qytetare sërish në institucionet e arsimit ka shumë probleme.
Vetëm një vit më parë raporti i fundit i ministrisë së arsimit dhe Këshillit të Evropës solli gjetje të reja për 144 shkolla të Republikës. Elona Hasko, eksperte për mirërritjen sociale të fëmijëve u shpreh se edhe Shqipëria mund të ndjekë shembullin e Danimarkës për të luftuar bullizmin.
Top Channel