Prokurorët turq po kërkojnë ekstradimin e basketbollistit të Nju Jorkut Knicks, Enes Kanter, i cili akuzohet për lidhjet e tij me klerikun me bazë në Uashington, Fetullah Gulen, i akuzuar për orkestrimin e një grushti të dështuar shteti në vitin 2016, tha agjencia shtetërore Anadolu.
Kanter, një kritik i zëshëm i presidentit Tayyip Erdogan, u padit nga një gjykatë turke vitin e kaluar lidhur me pretendimin e anëtarësimit të një “grupi të armatosur terrorist”, pasi u kontaktua në mënyrë të përsëritur nga njerëz të afërt me predikuesin islamik Fethullah Gulen.
Zyra e prokurorëve të Stambollit nuk ishte menjëherë në dispozicion për të komentuar mbi raportin të mërkurën. Anadolu tha të martën se prokurorët kishin kërkuar çështjen e një “njoftimi të kuq” për Kanter, një kërkesë nga Interpol për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht, në pritje të një ekstradimi drejt Ankarasë.
Media turke tha se në kërkesën për ekstradim përfshihen edhe komentet e bëra nga Kanter në mediat sociale, ku shpesh ka deklaruar mbështetjen e tij për klerikun Fetullah Gulen. Vetë basketbollisti reagoi në Twitter, për të mohuar çdo akuzë.
“Qeveria turke NUK mund të paraqesë asnjë dëshmi të vetme për keqbërjet e mia,” tha ai. “Unë nuk kam as një gjobë parkimi këtu në SHBA”, shkroi Kanter në Twitter, duke shtuar se ka qenë gjithmonë një banor i bindur ligjit.
Top Channel