Sulmet me armë kimike, ambasadorët e BE-së miratojnë sanksionet ndaj disa rusëve

17/01/2019 03:50

Ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën të vendosin sanksione ndaj nëntë individëve dhe një entiteti të akuzuar për sulme me armëve kimike, duke përfshirë dy burra rusë që fajësoheshin për helmimin e një agjenti të dyfishtë rus në Britani, thanë dy diplomatë.

Dënimet me bllokim të hyrjes në BE dhe ngrirje të aseteve, të cilat gjithashtu do të godasin dy rusë të tjerë dhe pesë sirianë, do të miratohen nga ministrat e jashtëm të BE në takimin e tyre të rregullt mujor në Bruksel, të hënën.

Diplomatët thanë se Britania paraqiti emrat e dy burrave rusë, të identifikuar si Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, duke akuzuar se ata u orvatën të vrisnin Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia, duke spërkatur një armë kimike në derën kryesore të Skripal në qytetin anglez të Salisbury, marsin e kaluar.

I ndaluar dy dekada më parë nën një traktat ndërkombëtar, përdorimi në rritje i agjentëve nervorë ka alarmuar qeveritë perëndimore, me rastet e fundit duke përfshirë vrasjen në tentativë të agjentit të dyfishtë rus Skripal.

Ky i fundit, tashmë 66 vjeç, një ish-kolonel në inteligjencën ushtarake të Rusisë, i cili tradhtoi dhjetëra agjentë në Britani, dhe vajza e tij Julia, u gjetën të pavetëdijshëm në një stol në Salisbury më 4 mars të vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA