Keisi Medini, vajza simpatike e këngëtarit të njohur Sabian, ishte e ftuara e sotme e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.
Ajo foli për jetën dhe pasionet e saj, duke u ndalur më tepër te muzika dhe kënga e saj e parë “s’ ka dashni”, në bashkëpunim me këngëtarin Seldi Qalliu.
Duke marrë parasysh zërat që qarkullojnë për një lidhje mes tyre, Keisi sqaroi se Seldin e konsideron pjesë të familjes pasi janë rritur bashkë dhe s’ ka vend për raporte të tjera mes tyre.
Gjatë bisedës ,18 vjeçarja zbuloi më shumë detaje edhe nga realizmi i klipit, ku theksoi se ka patur një moment të sikletshëm gjatë xhirimeve.
“Ka qenë një pjesë ku unë isha përballë Seldit dhe duhet të rrija shumë serioze dhe e ftohtë, por Seldi është shumë tip karagjozi dhe nuk më linte të rrija serioze”, ka thënë ajo.
Top Channel