Klement Balili u dorëzua të martën në polici, pas më tepër se dy vitesh në kërkim nga autoritetet, ndërsa mesditën e sotme u njoh edhe me masën e sigurisë arrest me burg, të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Për të hedhur më shumë dritë në lidhje me rrethanat në të cilat u vetë-dorëzua Balili, por edhe shkaqet që e detyruan të marrë këtë vendim, në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar gazetari Artan Hoxha.

Ky i fundit ishte njeriu që intervistoi Balilin pak orë para se të dorëzohej në polici dhe zbuloi për Top Talk edhe kushtet e vendosura para se të shkonte vetë para drejtësisë.

“Në fakt është shumë e rëndësishme që tashmë njëri prej njerëzve më të kërkuar në Shqipëri, është tashmë para drejtësisë, ashtu siç e tha edhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Klement Balili u vetë-dorëzua, pasi negocioi dhe mori miratimin për plotësimin e dy kushteve, shënimin në procesverbal se po vetë-dorëzohet dhe garancinë për një proces të drejtë gjyqësor”, tha Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA