Si do të ruhen për brezat e ardhshëm një mori e pafund pasurish të kinemasë sonë dhe jo vetëm që janë pjesë e Arkivit Shtetëror të Filmit? Këto imazhe janë pasuria e këtij kombi. Prandaj është përgjegjësi e të gjithëve ne sot për të ardhmën nesër.

Puna studiuese është një prej tyre, rimasterizimi i filmave shqiptarë është një tjetër rrugë, duke marrë si shembull filmat e Xhanfize Kekos. Por, në Arkivin e Filmit ka ende nevoja parësore.

Iris Elezi, drejtore e Arkivit Shtetëror të Filmit, shprehet: “Ka ardhur koha që të mëndojmë për sistemin e klimatizimit të Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit. Filmat tona, filmat e huaj, sepse arkivi është një sistem i madh nuk ka vetëm filma shqiptaë dhe ne duhet të ndryshojmë se sbën sistemin e klimatizimit, ta sjellim në një mënyrë koherente bashëkohore që të këmi mundësi që këtë pasuri ta ruajmë për 70 vjet deri në 400 vitet e arshme. Sikur ne të kemi fatin ta rimasterizojmë dhe restaurojmë kinematografinë shqiptare ju nuk e keni idenë se sa shumë njerëz, akademikë, historianë, studiues do shkrujaë. Festivalet do t’i programojnë”.

Pra, synimi dukshëm përveç nesh janë edhe audiencat e huaja. A jemi ne interesantë dhe deri diku të panjohur për botën?

“Ndonjëherë, fatkeqësisht kontributi i kineastëve shqiptarë shikohet thjesht si një pasuri vetëm e kombit tonë. Detyra jonë si arkiv është që në fakt ta hapë atë. Ka ardhur koha që kjo gjë unike, shqetësuese, e veçantë që është kinematografia shqiptare të marrë vendin e vet në kinematografinë ëvropiane dhe atë botërore”, deklaron Elezi.

Një ditar i ri sapo është botuar me yjet e kinemasë sonë për një sjellje të vëmendjes kah kinemasë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA