Përndjekja e të krishterëve nëpër botë është përkeqësuar vitin e fundit. 245 milionë përballen sot me dhunë dhe shtypje, 30 milionë më shumë se një vit më parë.

Një studim i kushteve, ligjeve dhe incidenteve në 150 vende të botës, ka zbuluar se të krishterët përballen me përndjekje në 73 vende, ndërkohë që pak vite më parë ky numër ishte 58.

Ligjet e reja në Kinë, të cilat përpiqen të kontrollojnë lirinë e shprehjes fetare, kanë bërë që autoritetet të mësyjnë, të mbyllin e të shembin me qindra kisha.

Në Indi ka pasur valë dhune nga ultra-nacionalistë kundër çdo pakice jo-hindu, sipas një raporti të “Open Doors”, një shoqatë bamirëse holandeze që mbështet të krishterët e përndjekur.

“Nacionalizmi gjithnjë e në rritje po çon drejt përndjekjeve të ngjashme edhe në vende të tjera, si Butani, Mianmari dhe Nepali, ku identiteti kombëtar është i lidhur me fenë”, tha shoqata bamirëse.

Koreja e Veriut renditet si vendi më i keq në botë për të qenë i krishterë, dhe ndiqet nga Afganistani, Somalia, Libia, Pakistani dhe Sudani. India është në listën e 10 më të këqijave. Turqia renditet në vend të 26-të dhe Rusia në vend të 41-të.

Muajin e shkuar, Jeremi Huant, Sekretari i Jashtëm i Britanisë, ka kërkuar një rishikim të ri të gjendjes së të krishterëve të përndjekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA