Ilaçe me çmime të ulëta, Trump hap faqe zyrtare të qeverisë: Përfitim për 40 barna me recetë
Dy burra kanë vdekur dhe më shumë se 40 të tjerë janë arrestuar pasi autoritetet në Çeçeni filluan një sulm të ri ndaj njerëzve homoseksualë. Policia filloi grumbullimin e homoseksualëve në dhjetor dhe i ka dërguar ata në një ‘kamp përqendrimi’ ku ata janë torturuar, pohojnë organizatat LGBT.
“Dy burra kanë vdekur si rezultat i torturës në një kamp brenda një objekti të mëparshëm ushtarak në qytetin Argun, në Çeçeni”, tha rrjeti rus i LGBT.
Është i njëjti kamp ku më shumë se 100 vetë thanë se u arrestuan në një tjetër sulm ndaj komunitetit homoseksual në vitin 2017. Igor Kochetkov, drejtor i programit në rrjetin rus të LGBT, tha se vala e re e persekutimit filloi në fund të vitit kur autoritetet çeçene arrestuan administratorin e një grupi social mediatik të popullarizuar me njerëz LGBT.
“Çeçenia ka rifilluar arrestimet, torturat dhe vrasjet e njerëzve homoseksualë. Përndjekja e burrave dhe grave të dyshuar si homoseksualë kurrë nuk u ndal. Pavarësisht kësaj situate autoritetet çeçene gjithmonë i kanë mohuar akuzat. Autoritetet federale zhvilluan një hetim në raportet e mëparshme por thanë se nuk gjetën asgjë për të mbështetur akuzat”, tha Kochetkov.
Top Channel