Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë, merr në pyetje disa ish pjesëtarë të UÇK-së

15/01/2019 23:22

Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë ka nisur në Hagë intervistimin e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku, ish-komandantë të UÇK-së, janë në mesin e atyre që po merren në pyetje.

Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Avokati, Tomë Gashi, kritikoi deputetët e Kuvendit, që kanë votuar pro kësaj gjykate, që, sipas tij, do të ketë pasoja për popullin e Kosovës.

Prokuroria Speciale nuk ka dalë akoma me asnjë informacion për ish-pjesëtarët e UÇK-së që janë ftuar për t’u marrë në pyetje. Ndërsa, është bërë e ditur se deri më 4 shkurt pritet të intervistohen rreth 100 ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Top Channel