Stafi i sigurisë në tetë aeroporte gjermane hyri në grevë të martën në mesin e përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve mbi pagat. Lëvizja e tyre nënkupton se deri në 220,000 pasagjerë mund të preken nga vonesat apo anulimet e fluturimit njoftoi shoqata e aeroporteve ADV.
Punëtorët e sigurisë në aeroportet më të vogla të Hamburgut, Hanoverit dhe Bremenit e lanë punën nga mesnata, ndërsa ata të nyjës kyçe të transportit ajror, Frankfurtit u bashkuan dy orë më vonë, për ta vazhduar grevën deri në 20:00 me orën lokale.
Situata të ngjashme priten edhe në Mynih, Lajpsig, Drezden dhe Erfurt, çka nënkupton mundësinë e anulimit të qindra fluturimeve. Lufthansa njoftoi se mund të pezullojë rreth 500 fluturime, 28 prej të cilave janë ndërkontinentale. Filiali i saj Lufthansa Eurowings tha se do të preken 120 nga 700 fluturime të saj.
Unioni i sindikatave i njohur si Verdi tha se negocion për pagat në emër të 23,000 punëtorëve të sigurisë në Gjermani. Bisedimet me punëdhënësit duhet të rifillojnë në 23 janar.
Top Channel