Fotomodelja simpatike Nensi Kola ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” për të folur rreth pasioneve të saj dhe jetës personale.

Edhe pse e diplomuar në juridik, Nensi tregoi se pasionet e saj më të mëdha kanë qenë gjithnjë fotografia, kujdesi ndaj vetes dhe udhëtimet.

Bukuroshja 28 vjeçare sqaroi se format e saj trupore janë më shumë të përshtatshme për fotomodeling, e për t’u ndalur te fiziku ajo na zbuloi një detaj që shumë pak e dinë.

Nensi tha se para disa viteve, gjatë kohës që ishte ende në gjimnaz, ka qenë 90 kg dhe ka arritur në përmasat e sotme vetëm falë një diete të mirë si edhe aktivitetit të rregullt fizik.

Sa i përket seteve të ndryshme fotografike, ajo pranoi se ka pozuar me bikini, por kur vjen puna te të brendshmet është më e rezervuar.

“Fotot me të brendshme janë më personale dhe te publiku përcjellin një tjetër lloj imazhi”, është shprehur ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA