Gazetarja e njohur Zhaklin Lekatari ka qenë pjesë e panelit të diskutimit të sotëm në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.
“Unë preferoj trupat më të reja të grave, kjo është e gjitha.Trupi i një gruaje 25-vjeçare është i jashtëzakonshëm. Trupi i një gruaje 50 vjeçare nuk është aspak”, ishte kjo deklaratë e shkrimtarit të njohur francez Yann Moix, që shkaktoi shumë diskutime edhe më të ftuarit në studio.
Madje Zhaklina e gjeti veten pak më shumë në bisedë dhe ndau lajmin se prej gati 2 vitesh është në një lidhje me një mashkull 7 vjet më të ri se vetja.
Ajo pranoi se në marrëdhënie të tilla i duhet partnerit më të rritur që të kuptojë tjetrin dhe të përpiqet ta manaxhojë situatën, edhe pse në rastin e lidhjes së saj çdo gjë është në rregull.
Zhaklina shtoi më tej se përpiqet të jetë gjithnjë në formë për kënaqësinë e saj personale dhe nuk ngurroi ta krahasonte veten më yllin latin Jennifer Lopez.
Top Channel