Modelja simpatike Atalanta Kërçyku ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të folur mbi deklaratën e bujshme të shkrimtarit francez Yann Moix mbi dashurinë dhe moshën e grave.
Si një vajzë mjaft simpatike, përfaqësuese e denjë e brezit të vajzave të reja, Atalanta ra dakord me mendimin e shkrimtarit, duke pranuar se meshkujt preferojnë të dashurohen me femra që ende janë të reja dhe në formë.
Megjithatë ish -Miss Ballkani u përpoq të bënte një paralelizëm mes deklaratës së Yann Moix dhe një situate tjetër, ku tha se gjatë adoleshencës të gjithë të rinjtë kanë një lloj flirti me pedagogun apo pedagogen e tyre më të rritur.
“Kur je adoleshent nuk di të dallosh pëlqimin si profesor nga pëlqimi seksual, sepse në atë moshë ne sapo kemi filluar të njohim veten dhe trupin tonë”, sqaroi më tej ajo.
Top Channel