Thuajse një milion peshq kanë ngordhur në brigjet e një sistemi të rëndësishëm lumenjsh, në Australinë e përfshirë nga thatësirat, e autoritetet paralajmërojnë se fenomeni nuk do të mbarojë me kaq.
Brigjet e lumenjve “Murray” dhe “Darling”, që formojnë një basen, janë mbuluar me peshq të ngordhur, e situata pritet të përkeqësohet për shkak të temperaturave, që do të vazhdojnë të mbeten të larta.
Kushtet e thata të motit dhe i nxehti mund të kenë ndihmuar në një brom algash, që i kanë rrëmbyer peshqve të gjithë oksigjenin dhe kanë prodhuar toksina. Ngordhja e peshqve është bërë një çështje kombëtare, duke ndezur edhe aludime për shkaqet dhe fajtorët e mundshëm.
“Është një ngjarje ekologjike shkatërrimtare, e veçanërisht për ata që jetojnë në këtë rajon. Është i tmerrshëm thjesht imazhi i kësaj mizorie”, tha Scott Morrison, kryeministër i Australisë.
Qeveria e Morrisonit ka fajësuar thatësirën për atë që ka ndodhur, e ka mbrojtur politikat, që sipas disa banorëve lokalë kanë çuar në shfrytëzim sistematik dhe ndotje të sistemit të lumenjve.
Top Channel