Mungesa e reshjeve, shtimi i popullsisë dhe shpërdorimet i kanë çuar drejt tharjes basenet ujore të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.

Mes familjeve, por edhe bizneseve ka nisur gara se kush do të gërmojë puset më të thellë në kërkimin e këtij burimi të vyer jetik.

“Niveli i ujit ka rënë kaq shumë sa tani na duhet të gërmojmë 100 e ndonjëherë edhe 120 metra, në një kohë kur përpara shkonim në 30, maksimumi 50 metra. Është bërë mjaft e vështirë për shkak të thatësirës”, u shpreh Mohammad Aman, banor i Kabulit.

Këtë muaj në qytet ra dëbore, por nuk ishte e mjaftueshme për të zgjidhur ngërçin e mungesës së rezervave ujore; në disa zona, niveli i ujit ka rënë vitin e kaluar me 20 metra.

“Problemi që kemi në Kabul është rritja e ndjeshme e popullatës së kryeqytetit, si dhe impakti i ndryshimeve klimaterike, të cilat kanë bërë që niveli i reshjeve të shiut dhe të dëborës këtu të jetë gjithmonë e më i ulët”, tha Shanny Campbell, Banka Aziatike për Zhvillim.

Vetëm 20% e banorëve të Kabulit janë të lidhur me sistemin e ujësjellësit, çka e detyron pjesën tjetër ta gjejë zgjidhjen tek puset, të cilat ndahen shpeshherë mes disa fqinjëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA