Festivali i deveve në Bikaner të Indisë është një kremtim i rrallë që i shton ngjyra e hare kulturës së rajonit të Raxhastanit.

Ai organizohet nga autoritetet vendore të turizmit, si event që tërheq në masë të madhe sa vendas, aq edhe të huaj. Për të marrë pjesë në të, përzgjidhen kafshët më të bukura, të cilave paskësaj, u shtohet edhe vlera.

Devetë e zbukuruara parakalojnë përpara njerëzve dhe bëhen pjesëmarrëse të disa garave përgjatë dy ditëve të festivalit.

Temë e tij këtë vit i kushtohej atyre kafshëve që mbijetojnë në kushtet e ashpra të shkretëtirës. Larmia e ngjyrave, kërcimet vibruese tradicionale dhe performanca të tjera kulturore e kthejnë eventin në një magnet për qindra mijëra vendas dhe turistë të huaj.

Këta të fundit kanë rastin të shijojnë gjithashtu çaj dhe ëmbëlsira të përgatitura me qumësht deveje, ndërsa i presin edhe plot tezga me produkte artizanale, artikuj argjendarie dhe objekte qeramike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA