Parisi i frikësohej një tjetër demonstrate të fuqishme të “jelekverdhëve” këtë të shtunë, për të cilën ka dislokuar mbi 80 mijë oficerë policie në të gjithë Francën, në atë që konsiderohet si fundjava e nëntë radhazi e protestave antiqeveritare të “jelekverdhëve”.

Por, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Parisit, si pasojë e një rrjedhjeje të dyshuar gazi në një furrë buke, duke shkaktuar disa të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

  Francë, mbi 80 mijë policë për fundjavën e 9 të protestës së “jelekverdhëve”

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, me këta të fundit që janë përpjekur menjëherë të shuajnë flakët, ndërkohë që grupi hetimor po merret me shkaqet e shpërthimit.

Ngjarja vjen në një kohë kur thuajse të gjitha bizneset në kryeqytetin francez kanë ulur qepenat dhe kanë “blinduar” vitrinat e qelqta të tyre, për t’i shpëtuar “egërsisë” së protestuesve që në javët e kaluar kanë djegur e shkatërruar me dhjetëra automjete e dyqane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA