Presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos, tha një zyrtar në zyrën e presidentit të premten, në një dalje për mediat.

Zyrtari theksoi se shkak për këtë vendim të Macron është bërë agjenda e ngjeshur e presidentit, përfshi edhe debatet e nisura nga protesta e “jelekëve të verdhë”.

Zyra e Elysee tha se Macron do të mbante edicionin e dytë të forumit të tij me liderët e biznesit në Versajë më 21 janar, të quajtur “Zgjidhni Francën”.

Më herët, ishte edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ai që njoftoi se nuk do të marrë pjesë në Davos, për shkak të situatës së krijuar me mbylljen e qeverisë federale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA