Është super ushqimi që mund të zgjasë jetën, por që jo të gjithë e konsumojnë sa duhet. Ai redukton në mënyrë të natyrshme shanset e një ataku kardiak dhe hemorragjive cerebrale si dhe ato të sëmundjeve të gjata si diabeti i tipit 2.

Përpos kësaj ndihmon që tensioni i gjakut dhe kolesteroli të mbahen në nivele të ulëta.

Është fjala për fibrat; një studim i fundit mbi sasinë e tyre që na nevojitet realisht, zbuloi gjithashtu se sjellin përfitime të jashtëzakonshme për organizmin.

Provat janë dërrmuese, thotë njeri prej shkencëtarëve, autorë te studimit, profesor John Cummings, dhe vërtet që mund të ndryshojë jetën.

Deri tani, njihen më së shumti për ndihmën kundër konstipacionin, por të mirat e tyre qenkan shumë më të mëdha se kaq.

Atëherë, sa fibra na duhen?

Kërkuesit e Universitetit të Otago, në Zelandën e Re dhe atij Dundee thonë se njerëzit duhet të marrin minimum 25gr fibra në ditë. Por për një shëndet sa më të mirë, do të ishte e preferueshme të konsumoheshin më shumë se 30 gramë.

Fibrat gjenden në fruta e perime, disa grupe cerealesh, bukë dhe makarona që përdorin drithëra te paprocesuar, si dhe fasulet, thjerrëzat, qiqrat si dhe arrat e farat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA