Sekretari i Thesarit i SHBA-ve, Steven Mnuchin këmbënguli të enjten se administrata Trump do të mbajë kontroll të ngushtë mbi kompanitë ruse të lidhura me oligarkun rus Oleg Deripaska, pavarësisht vendimit të muajit të kaluar për të lehtësuar kufizimet ndaj firmave.

“Thesari do të jetë vigjilent në sigurimin që “En +” dhe “Rusal” të përmbushin këto angazhime. Nëse këto kompani nuk arrijnë të përmbushin kushtet, ata do të përballen me pasoja shumë reale dhe të shpejta, duke përfshirë rivendosjen e sanksioneve”, tha Mnuchin në një deklaratë të lëshuar përpara konferencës me dyer të mbyllura.

Në një nga veprimet e tyre të para, që kur partia mori kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve javën e kaluar, demokratët thirrën Mnuchin të bënte një konferencë për të gjithë dhomën mbi vendimin e sanksioneve.

Udhëheqësit e sapoemëruar demokratë të shtatë komiteteve të Dhomës, i shkruan Mnuchin më parë këtë javë duke shprehur shqetësimet e tyre, duke cituar përgjegjësitë e komiteteve të tyre për të kryer mbikëqyrjen e përpjekjeve të Rusisë, për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA dhe për veprime të tjera armiqësore.

Kryetarët e komisioneve dhe gratë gjithashtu, kërkuan që vendimi për të lehtësuar sanksionet, të shtyhet, por nuk kishte asnjë indikacion se administrata do ta bënte këtë.

Thesari njoftoi më 20 dhjetor se do të heqë sanksionet e vendosura në prill në bizneset kryesore të Deripaskës, duke përfshirë gjigantin e aluminit Rusal, prindin e tij En + dhe firmën e fuqishme EuroSibEnergo, duke hedhur poshtë dënimet më të forta, të imponuara që nga aneksimi i Krimesë nga Moska, në vitin 2014.

“Një prej qëllimeve të sanksioneve është të ndryshojë sjelljen dhe delistimet e propozuara të kompanive që Deripaska nuk do të kontrollojnë më, tregojnë se sanksionet mund të rezultojnë me ndryshime pozitive”, tha Mnuchin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA