Tërheqja e trupave të SHBA-ve nga Siria nuk do të ndalet, pavarësisht kërcënimeve turke kundër aleatëve kurdë të Uashingtonit atje, tha të mërkurën Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke premtuar të sigurojë që kurdët do të mbrohen ende.
Pompeo u takua me udhëheqësit në kryeqytetin e Irakut dhe rajonin e saj gjysmë autonom të Kurdistanit të mërkurën, duke synuar t’i risiguronte ato rreth planeve të Uashingtonit pas njoftimit të befasishëm të Presidentit Donald Trump muajin e kaluar të një tërheqjeje të papritur nga Siria.
Vizitat e paparalajmëruara në Bagdad dhe kryeqytetin rajonal kurd Erbil, erdhën në ditën e dytë të turneut të Lindjes së Mesme, ku Pompeo do ndalet gjithashtu edhe në Jordani, Egjipt, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Oman.
Pompeo ka për detyrë të shpjegojë politikën e Uashingtonit në rajon, pas njoftimit të Trump për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria, vendim ky që trondit aleatët dhe erdhi si një goditje ndaj zyrtarëve të lartë të SHBA, me Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis që vendosi të japë dorëheqjen.
Uashingtoni ka thënë në mënyrë të përsëritur se aleatët e saj kurdë do të mbeten të sigurt pavarësisht tërheqjes. Por Turqia, e cila e konsideron milicinë siriane kurde të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një armik, ka premtuar vazhdimisht ta shtypë grupin dhe të mohojë çdo sugjerim për ta mbrojtur atë, sapo të largohen trupat e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti turk Tayyip Erdogan u shpreh kundër Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Xhon Bolton, i cili kishte sugjeruar se mbrojtja e kurdëve duhet të ishte parakusht i tërheqjes së SHBA-ve nga Siria, një ide që Erdogan e quajti “një gabim serioz”.
I pyetur në Erbil nëse zmbrapsja e Erdoganit për mbrojtjen e kurdëve e vë tërheqjen në rrezik, u tha gazetarëve: “Jo. Ne po bisedojmë me ta dhe po flasim për rrugën se si do tërhiqemi në një mënyrë që mbron forcat tona… Është e rëndësishme që të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ata njerëz që luftuan me ne, janë të mbrojtur dhe Erdogan ka bërë angazhime, ai e kupton këtë”, shtoi Pompeo.
Top Channel