Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk do të shkojë në konferencën e përvitshme ndërkombëtare të Davosit, në Zvicër, nëse mbyllja e qeverisë nuk do të zgjidhet.

“Do të shkoja të flisja para komunitetit financiar botëror në Davos, por nëse kjo vazhdon, nuk do ta bëj këtë”, tha Trump.

Më herët, Trump braktisi në mes një takim me krerët demokratë, ndërsa negociatat kishin hyrë në një rrugë pa krye në ditën e 19 të mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane.

Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer i qëndruan besnikë refuzimit të tyre për të financuar murin në kufirin me Meksikën, duke bërë që Trump ta quante takimin një harxhim i kotë kohe.

  Dështojnë bisedimet për murin, Trump: Një humbje e plotë kohe

Vet demokratët e akuzuan sërish presidentin se ishte treguar kokëfortë.

“Shumë njerëz, punonjës federalë nuk do të marrin pagat dhe kjo mund të jetë tragjike në kuptimin e pagesave të kredive, qerave, edukimit të fëmijëve, etj.. Presidenti duket i pandjeshëm ndaj këtij fakti”, tha Nency Pelosi.

Dita e parë e pagës, që nga mbyllja e qeverisë për 800 mijë punonjës federalë, është këtë të premte. Në llogaritë e tyre duket se nuk do të ketë paga.

Nëse mbyllja e qeverisë do ta kapërcejë këtë fundjavë, që sipas gjasave është e sigurtë se do të ndodhë, atëherë ajo do të jetë më e gjata në historinë e Shteteve të Bashkuara. Trump ka kërkuar 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit në kufi, për të realizuar kështu një premtim elektoral.

Por demokratët, që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, refuzojnë ta plotësojnë këtë kërkesë. Vet Trump ka zgjedhur të vizitojë kufirin, me një ndalëse në stacionin e patrullimit kufitar në luginën e Rio Grandes, në Teksas, për t’u informuar mbi situatën në atë që është edhe sektori më i synuar i kufirit nga emigrantët e paligjshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA