“Dome” është një monodramë e shkruar enkas për aktorin e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Enver Hyseni.
Ai ka jetuar jetën e një personi nga një rrëfim, në një tregim letrar, i cili e ka jetuar jetën e tij pa thënë “Unë jam!”, u shpreh autori i dramës Stefan Çapaliku, i cili ka vendosur të sjellë edhe këtë teatër dokumentar në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
“Kemi rastin e parë në teatrin tonë, kur ne nuk thërrasim një aktor për të luajtur jetën e dikujt, por thërrasim vet personin për t’ia treguar jetën e vet. E në këtë kuptim, Enver Hyseni e ka kaq të lehtë dhe kaq të vështirë njëkohësisht, të na tregojë jetën e tij në një orë”, tha Stefan Çapaliku, regjisor.
Kështu, në 60 minuta Enver Hyseni rrëfen aspekte të ndryshme të jetës së tij, që rrinin të lidhura ngushtë me epokën së cilës i përkisnin.
“Unë nuk e kam ditur kur ia kam treguar jetën time, që ky po shkruan. Pas një kohe erdhi dhe më tha që unë kam bërë këtë, që mund ta bësh vetëm ti”, tha aktori Enver Hyseni.
“Dome” është produkt i një vëmendjeje të zgjuar, gjatë bisedave të gjata mes autorit dhe aktorit, ndër procese pune apo ndenje të rastësishme. Muzika nga Haig Zacharian është një tjetër element, që pritet me kuriozitet në premierën e 12 janarit.
Top Channel