Ukrainë, një 19-vjeçare gjendet e masakruar dhe e zhveshur në valixhe

09/01/2019 14:31

Një krim i rëndë ka ndodhur në Ukrainë, ku trupi i një vajze është gjetur nga disa banorë brenda një valixheje, i masakruar dhe gjysmë i zhveshur.

19-vjeçarja është identifikuar si Daria Bilous, ndërsa dëshmitarët kanë thënë në polici se kanë parë 5 burra që mbanin valixhen ku ndodhej trupi i vajzës.

E reja mbante veshur vetëm reçipetat dhe pantallonat.

“Një fqinj nga blloku jonë i apartamenteve tha se në orën 10 të mëngjesit pa pesë burra që po ecnin në oborr dhe hodhën një valixhe në një kazan plehrash. Më pas një i pastrehë shkoi të shihte se çfarë kishte brenda valixhes dhe zbuloi trupin e vajzës”, tha njëri prej banorëve që e gjeti trupin e vajzës.

Sipas Mirror.uk, vajza që studionte në një kolegj në qytetin Dnipro ishte goditur me një mjet të mprehtë në qafë, ndërsa dyshohet se ka vdekur nga mbytja.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA