Nis Rally Dakar; Fituesit e fazës së parë e garave në Peru

08/01/2019 12:45

Edicioni i ri i Rally Dakar që këtë radhë zhvillohet vetëm në Peru, nisi nën shenjën e Joan Barredës dhe Nasser Al Attiyah që janë fitues të etapës së parë të kompeticionit, 247 km e gjatë duke përshkuar në total edhe 84 prova speciale.

Spanjolli Barreda triumfoi në kategorinë e motorëve me Hondën e tij me kohën 57 minuta e 36 sekonda duke lënë në vendin e dytë Pablo Quintanilla me 1 minutë e 34 sekonda më shimë se Barreda, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Ricky Brabec që është në të njëjtën skuadër me Berredën. Kampioni në fuqi i kategorisë së motorëve nëRally Dakar, Matthias Walkner u rendit i 7 pas toby Price dhe Sam Sunderland.

Ndërkaq është regjistruar edhe tërheqja e parë nga garimi në Rally Dakar, bëhet fjalë për Gabor Sagmeister, 10 herë pjesëmarrës në këtë eveniment.
Në kategorinë e makinave, Nasser al Attiyah që konsiderohet si një prej favoritëve për fitimin e Rally, nuk zhgënjeu dhe fitoi me kohën 1 orë 1 minutë e 41 sekonda i ndjekur nga piloti spanjoll Carlos Sainz me rreth 2 minuta më shumë, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua polakun Jakub Prygonski.

Stephane Peterhansel nuk shkoi më shumë se vendi i 7, ndërkohë që në vështirësi u pa edhe Sebastian Loeb që shënoi kohën e 13 më të mirë në etapën e parë të Rally Dakar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA