Berat, të rinjtë “përleshen” për kryqin e ujit të bekuar (VIDEO)
07/01/2019 08:24
Qyteti i ujit të bekuar, me traditën më të lashtë dhe të pandërprerë prej më shumë se 2.400 vitesh, ka mbledhur paraditen e së dielës qindra banorë të Beratit dhe rrethinave, për të parë nga afër hedhjen e kryqit në shtratin e lumit Osum.
Kryqi u hodh në lumë nga At Petraq Simsia, ndërsa dhjetëra të rinj kanë sfiduar temperaturat e ulëta për ta kapur atë. Pati edhe “përleshje” mes të rinjve për kryqin e ujit të bekuar.
Kësaj radhe, fati ishte me të riun nga lagjja “Goricë”, Konstandin Musha, i cili arriti ta nxjerrë kryqin dhe t’ia dorëzojë sipas riteve drejtuesve të kishës.
Top Channel