Ky fillim viti shënon javën e 160-të të klasifikimit të “The Top List”, e cila thuajse nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Viti 2019-të ka ardhur pa surpriza, duke treguar qartë se artisët po shijojnë momente qetësie, pas punës së madhe gjatë festave.

Zona e nxehtë e listës zyrtare të “Top Awards” ka mbetur e njëjtë si edhe javën e kaluar. Vendi i parë vazhdon t’i përkasë dyshes së talentuar Butrint Imeri dhe Gjiko me projektin e tyre “Bakllava”. Fansat ende po shijojnë jo vetëm bakllavanë nëpër shtëpinë e tyre të festave por edhe “Bakllava-në” e këngëtarëve të tyre të preferuar, duke e votuar pafund që kjo këngë të jetë sërish në vendin e parë.

Nga vendi i dytë deri në vendin 7-të këngët mbeten të njëjta, duke mos humbur apo fituar ndonjë pozicion nga java e kaluar. “Aje” e Tayna x Ledrit, “Mori” e Flori ft. Ghetto Geasy & Bruno, “Nuk ia vlen” e Eneda Tarifa, “Endrrat e Mia” e Alban Ramosaj, “Nentor, 26” e Alban Skenderaj dhe “Amor” e Besës renditen përkatësisht në vendin e dytë, tretë, 4-t, 5-të, 6-të dhe 7-të.

Sa i përket projekteve të reja, kjo javë mbetet e qetë, pasi vetëm dy të tilla i janë shtuar klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare ndërsa Klea me këngën “Heren e Pare” është “reentry”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA