Foto ilustruese

Tre persona të arrestuar dhe 102 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis janë bilanci i një operacioni të suksesshëm policor, në një bashkëpunim mes bluve të Gjirokastrës dhe atyre të Memaliajt.

30-vjeçari E.L. nga Tepelena, 24-vjeçari E.L. nga Memaliaj dhe 39-vjeçari A.B. nga Elbasani janë personat e kapur në flagrancë, pas kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, në aksin rrugor Krahës-Memaliaj.

Policia sekuestroi në automjet 63.6 gramë kanabis në automjet, ndërsa më pas kontrolli vijoi me një banesë në fshatin Zhulaj të Memaliajt, që dyshohet se përdorej nga dy shtetasit me inicialet E.L., ku u gjet 102 kg kanabis.

Ata akuzohet tashmë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, me materialet hetimore që i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës.

Top Channel