Gjovalin Biba, 59 vjeç, nga Shkodra, është fitues i makinës CITROËN C3, që u dhurua në “Dilema Deal or no Deal” gjatë mbrëmjes së të dielës.

Në shorteun e zhvilluar live në ekranin e Top Channel, moderatori Eno Popi përzgjodhi numrin fitues, që pas telefonatës rezultoi të ishte ai i 59 vjeçarit Biba, banues në Shkodër.

Që nga data 09 dhjetor, mijëra mesazhe erdhën në numrin e vënë në dispozicion për shikuesit e “Dilema Deal or no Deal”, por vetëm 5000 prej tyre arritën ta gjenin saktë se sa lekë ka pasur në valixhet e konkurrentëve gjatë këtyre ditëve.

Shorteu u realizua dhe monitorua nga një komision i posaçëm, dhe pas telefonatës me fituesin u certifikua nga noterja Dhurata Vardhami.

Gjovalin Biba, së bashku me bashkëshorten dhe tre vajzat, do të jetë të dielën e ardhshme në studion e “Dilema Deal or no Deal”, për të tërhequr makinën live dhe për të rrëfyer më gjatë emocionet e kësaj fitoreje…

Top Channel