Top Media sjell kartolinën e urimit për të gjithë shqiptarët kudo janë, me këngën e stafit, që nuk ka munguar prej 17 vitesh në traditën e urimit të festave.

Këtë vit zgjodhëm të vijmë me një mesazh dashurie, me një këngë shumë të dashur, që i përket një kohe tjetër. Kështu riktheht për publikun kënga “Lule” dhe së bashku me të edhe artisti Frederik Ndoci.

Me kompozim të Ardit Gjebreas dhe tekst të Ketrin Gjoshës, në këtë urim kënga vjen e orkestruar nga Alban Male, ndërsa mbi konceptin vizual është kujdesur Rez Gurashi dhe Elis Kruja, duke kaluar nga koret e mëparshme apo festat e mëdha, në një teatër.

Televizioni më i madh në vend bën bashkë figurat e ekranit të vogël në këtë urim të ngrohtë në shtëpitë e shqiptarëve. Urimet më të mira për 2019-ën nga familja e madhe e Top Medias!

Gëzuar me “Lule”!

SHIH VIDEON:

  Kënga e fundvitit, Top Media uron gëzuar festat me “Lule”!

Top Channel