Europol operacion ndërkombëtar ndaj “Dark Web”, arrestohen 354 persona, sekuestrohen mbi 5.8 tonë drogë, qindra armë zjarri dhe mbi 150 milionë euro
Portieri gjerman i Liverpoolit, Loris Karius kaloi një vit të turbulluar, duke përfunduar shpesh në qendër të kritikave, për shkak të gafave në katërkëndëshin e portës.
Gjithçka nisi me finalen e Ligës së Kampionëve, mes “The reds” dhe Realit të Madridit, ku pikërisht dy gafa të gjermanit bënë që sfida të mbyllej 3-1 për spanjollët.
Në verë Karius humbi edhe vendin e titullarit te Liverpooli, ndërsa më pas vendosi të largohej në huazim drejt Besiktasit, në kampionatin turk, por edhe këtu gafat e ndoqën pas, duke u bërë disa herë protagonist.
Megjithatë Karius i ka bërë një mbyllje fantastike vitit 2018, pasi ka arritur të fitojë zemrën e aktores dhe modeles gjermane Sophia Thomalla, me të cilën është fotografuar në momente intime, në Miami.
Top Channel